Sot e shtunë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu që herë pas here mund të jenë më intensive. Në disa zona, reshjet do të shfaqen në formë rrebeshi afatshkurtër, të shoqëruara me erë të lehtë veriore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi që do të variojë nga 10 deri në 24 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.