Shekerinska/NATO: Po kërkojmë llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë, por edhe Dialogu mbetet kërkesë që duhet implementuar

by engel

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka konfirmuar se Aleanca ka shfrytëzuar çdo mundësi dhe kanal komunikimi për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia lidhur me sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë, si dhe për aktet e dhunës ndaj trupave të KFOR-it.

Në një deklaratë për Klankosova.tv, Shekerinska theksoi se NATO e ka dënuar fuqishëm dhunën.

banner

“Ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie në lidhje me to (incidentin në Banjskë dhe dhunën ndaj KFOR-it),” tha ajo.

Megjithatë, përfaqësuesja e lartë e NATO-s theksoi se ky qëndrim nuk duhet të shihet si zëvendësim i procesit politik.

“Ne besojmë fuqimisht se dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon. Dhe asgjë nuk mund të zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë. Dhe kjo është një zgjedhje që duhet të bëjnë Beogradi dhe Prishtina,” shtoi Shekerinska.

Ajo ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për këtë proces.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy