Super Muriqi shkëlqen sërish: Gol kyç në përmbysjen e thellë të Mallorcës ndaj Sevillës

by engel

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka konfirmuar formën e tij spektakolare duke shënuar golin e barazimit, i cili hapi rrugën për fitoren e madhe të Mallorcës me rezultatin 3-1 në udhëtim ndaj Sevillës, në kuadër të javës së nëntë të La Ligës.

Ndeshja ishte e fortë, me Sevillën që arriti të kalojë e para në epërsi. Megjithatë, momenti i kthesës erdhi në minutën e 67-të, kur Muriqi, pas asistimit nga Jan Virgili, goditi saktë për të barazuar shifrat në 1-1.

banner

Goli i ‘Piratit’ shërbeu si motivimi i nevojshëm për Mallorcën. Ekipi arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë në vazhdim, duke realizuar një përmbysje të plotë dhe duke marrë tri pikë me shumë vlerë.

Kjo fitore e kthen Mallorcën tek triumfi pas humbjes që pësoi në xhiron e kaluar kundër Athletic Bilbaos. Me këtë gol, Vedat Muriqi thellon serinë e tij të sukseseve: ky ishte goli i tij i pestë personal në vetëm tetë ndeshje të luajtura këtë edicion në La Liga, duke e bërë atë një nga sulmuesit më në formë në skuadër.

Muriqi do të kërkojë të përmirësojë më tej statistikat e tij javën e ardhshme, kur Mallorca do të presë në shtëpi skuadrën e Levantes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy