Torino-Napoli 1-0, vendos Simeone: e dyta humbje radhazi jashtë fushe për skuadrën e Contes

by engel

Torino arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Golin vendimtar e realizoi ish-lojtari i Napolit, Giovanni Simeone, i cili i dha Torinos tre pikë të vlefshme në një ndeshje të ekuilibruar.

Skuadra e Antonio Contes e nisi më mirë ndeshjen, por pa arritur të krijojë raste të rrezikshme për gol. Torino reagoi në pjesën e parë, goditi shtyllën me Vlasic dhe pak minuta më vonë gjeti avantazhin me Simeone, që shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen napolitane.

banner

Në pjesën e dytë, Napoli dominoi posedimin dhe kërkoi barazimin me Spinazzolën, De Bruyne dhe Anguissën, por pa sukses. Në minutat shtesë, Lang arriti të dërgonte topin në rrjetë, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë rezultat, Napoli regjistron humbjen e dytë radhazi jashtë fushe, ndërsa Torino ngjitet në mesin e tabelës dhe konfirmon formën e mirë në shtëpi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy