Vdes “Manchester United”, tifozi i zjarrtë i “Djajve të Kuq” që ndërroi emrin dhe bëri në ballë stemën e klubit

by informim peje

Një tifoz bullgar që e ndryshoi emrin e tij pas një beteje ligjore në vendin e tij duke e kthyer në Manchester United ka vdekur në Bullgari në moshën 62-vjeçare.

Ndërtuesi bullgar që ndryshoi emrin nga Marin Zdravkov Lavindzov në Manchester United në gjykatë gjithashtu u bë edhe më i famshëm për tatuazhin e stemës së klubit anglez në ballë.

banner

Ai e mori vendimin për të ndryshuar emrin e tij nën ndikimin e alkoolit një ditë pas fitores së United në Camp Nou ndaj Bayern Munich, me gola nga Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer në kohën shtesë. Lavindzov kaloi 15 vjet në gjykatë duke u përpjekur të ndryshonte emrin e tij dhe në fund arriti më në fund në vitin 2014, kur ai u bë zyrtarisht i njohur si Manchester Zdravkov Lavindzov United.

Vështirësia e tij për të ndryshuar emrin u përshkrua në një film bullgar të vitit 2011 të quajtur “Shoku im Manchester United”. Nuk ishte thjesht një vendim i dehur, por u bë qëllimi i jetës së tij dhe ai përfundimisht e festoi atë duke bërë tatuazh stemën e ekipit në ball.

I ndjeri u bë tifoz i “Djajve të Kuq” pas fitores së tyre dramatike në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1999, ndaj Bayern Munich, kur ata fituan tripletën nën drejtimin e Sir Alex Ferguson. Ëndrra e tij për të vizituar Old Trafford u realizua në vitin 2014 me ndihmën e një gazete angleze. Z. United, siç njihej ai, pati mundësinë të bënte një tur privat në “Teatrin e Ëndrrave” dhe shpërtheu në lot kur hyri në dhomën e zhveshjes së lojtarëve dhe më pas doli në fushë.

“Të shohësh se ku ecën dhe luajtën heronjtë e mi është gjëja më e madhe që kam përjetuar ndonjëherë. Do ta kujtoj këtë ditë përgjithmonë dhe do t’ua tregoj familjes dhe miqve të mi për pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai në atë kohë.

Megjithatë, historia e tij dhe… çmenduria e tij për klubin nuk ndalet këtu. Ndër të tjera, ai e quajti macen e tij “David Beckham”.

Në shtëpinë e tij në Bullgari, kudo kishte sende që lidheshin me United, postera, fanella dhe banderola lojtarësh, si ai i bashkëkombësit të tij Dimitar Berbatov. Padyshim që ishte një moment krenarie për të kur sulmuesi bullgar iu bashkua United në vitin 2008, duke fituar dy kampionate angleze dhe shumë tituj të tjerë në katër sezone.

Siç u mësua, 62-vjeçari, i cili jetonte në qytetin e Zistov, po përgatitej të vizitonte një mik kur u rrëzua dhe, pavarësisht se u dërgua në spital, dha frymën e fundit, i tradhtuar nga zemra e tij, e cila e donte aq shumë Manchester United.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy