Zv. Sekretarja e NATO-së, Shekerinska mohon kërcënimet me dronë serbë në hapësirën ajrore të Kosovës

by engel

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet e institucioneve të Kosovës për shkelje të hapësirës ajrore nga dronët serbë.

Në një intervistë për gazetarin Liridon Zeqiri të Klan Kosovës, Shekerinska iu përgjigj pyetjes lidhur me deklaratat e kohëve të fundit për sulme me dronë nga Serbia, duke thënë se informacioni i NATO-s nuk konfirmon një gjë të tillë.

banner

“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim,” deklaroi Shekerinska.

Ajo theksoi se fakti që nuk kishte kërcënime sigurie është një gjë pozitive dhe se ky informacion është i dobishëm për t’u ndarë me publikun.

Deklarata e Zëvendës Sekretarës së NATO-s bie ndesh me akuzat e lëshuara nga zyrtarë të Kosovës për shkelje të shpeshta të hapësirës ajrore të vendit nga mjete ajrore pa pilot (dronë) me origjinë serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy