Besa Famgas ka barazuar me kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin, në një ndeshje dramatike, por kjo arritje nuk i ka mjaftuar ekipit pejan për të kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë ka përfunduar 32:32
Në ndeshjen e parë, Izvigjaçi kishte fituar me rezultat të thellë 40:19 dhe kështu ka avancuar tutje.
Mysafirët kanë pasur epërsi pas pjesës së parë, por më vonë çdo gjë ka qenë e balancuar.
Te Besa janë dalluar Elion Vokshi që ka shënuar nëntë gola, ndërsa Deniz Terziqi ka shtuar tetë dhe Abdulah Zayan pesë. Portieri Olt Kabashi ka bërë tetë pritje.
Në ndeshjen e parë, Besa kishte mungesa të dy lojtarëve egjiptianë dhe ka pasur vështirësi me pajisjet e vizave.
Në raundin e parë të Kupës Evropiane, skuadra pejane e kishte eliminuar ekipin turk, Depsas Enerji