Kombëtarja e Kosovës në hendboll mposhtet nga Kroacia

by Nexhat

Kosova është mposhtur nga Kroacia të dielën mbrëma ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë vajzat kosovare e kanë humbur ndeshjen me rezultat 32:22.

banner

Në pjesën e parë ndeshja ka qenë e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë, përvojë më e madhe e Kroacisë e ka krijuar avantazhin dhe e ka mbajtur rezultatin deri në fund.

Merlinda Qorraj ka qenë më efikasja me gjashtë gola. Nga tri gola i kanë shënuar Mirjeta Bytyqi, Tina Hetemi, Arona Krasniqi dhe Elvina Qorraj, ndërsa Suzana Ujkiq ka shënuar dy gola. Portierja Aurora Kryeziu ka bërë pesë pritje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy