Operacion policor në Zubin Potok e Zveçan, Prokuroria Speciale kryen bastisje në 9 lokacione

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Në njoftim shtohet se hetuesit policorë janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, .

banner

Tutje, bëhet e ditur se veprat penale për të cilat bëhet fjalë janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Njoftimi:

Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy