Prishtina fiton thrillerin në Skenderaj, Ballkani ndal Dukagjinin – barazim mes Llapit dhe Ferizajt

by Nexhat

Xhiroja e nëntë e Superligës solli duele plot emocione dhe gola. Në ndeshjen më dramatike të ditës, Prishtina triumfoi me rezultat 4-3 ndaj Drenicës në Skenderaj, duke marrë tre pikë të mëdha që e mbajnë në krye të tabelës me 22 pikë.

Në Suharekë, Ballkani vazhdoi formën e mirë me fitore bindëse 2-0 ndaj Dukagjinit, duke u ngjitur në vendin e dytë me 18 pikë.

banner

Edhe pse humbi, Dukagjini mbetet në pozitën e tretë me 14 pikë, duke ruajtur vendin në zonën e lartë të renditjes.

Ndërkohë, në Podujevë, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët pas barazimit 1-1, rezultat që i mban të dy ekipet në kuotën e 10 pikëve – Llapi në vendin e gjashtë dhe Ferizaj në të nëntin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy