Ushtarë amerikanë e gjermanë të KFOR-it stërviten me helikopterë “Black Hawk” në jug të Kosovës: Vazhdojmë ta ruajmë efektivitetin

by Nexhat

Ushtarët e këmbësorisë gjermane të KFOR-it, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale Lindje, zhvilluan stërvitje me zbarkim me helikopter në pjesën jugore të Kosovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s, duke publikuar një video.

“Helikopterët UH-60 Black Hawk vendosën trupat në mbështetje të një patrulle të pavarur. Stërvitja përmirësoi lëvizshmërinë e shpejtë ajrore, procedurat e zbarkimit dhe koordinimin midis ekipeve të këmbësorisë, aviacionit dhe EOD-së, duke forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet kontingjenteve gjermane dhe amerikane”, thuhet në njoftim.

banner

Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, KFOR-i thotë se “vazhdon ta ruajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave të saj shumëkombëshe, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”.

KFOR përsërit se “vazhdon ta zbatojë mandatin e sajpër të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” dhe se “punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy