Vojvoda me paraqitje pozitive, Como mposht Juventusin

by Nexhat

Como ka arritur fitore të madhe 2:0 përballë Juventusit në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A.

Startues dhe i plotë në formacionin e Comos ishte reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda duke iu afruar edhe golit.

banner

Skuadra e Fabregas kaloi herët në epërsi në minutën e katërt me golin e mbrojtësit gjerman Oliver Kempf. Në vijim të ndeshjes Juventusi pati disa raste por “Zonja e Vjetër” nuk i shfrytëzoi mundësitë.

Golin e sigurisë për Comon e shënoi ylli argjentinas Nico Paz në minutën e 79-të.

Como me këtë fitore barazon pikët me Juventusin, me të dyja skuadrat që kanë nga 12 pikë në pozitat 5 dhe 6.

Te Juve, Edon Zhegrova nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy