Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI. Ja çfarë tregojnë sondazhet

by Nexhat

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale mbahen edhe ne komunat shqiptare te Maqedonise se Veriut. Sipas sondazheve, partia VMRO-DPMNE parashikohet te marre rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik per Integrimin me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind.

Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin. Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991. Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në te gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime

banner

Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 ku më pas nis numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para. Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy