Abdixhiku i bindur: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pasur një takim pune me kandidatët e këtij subjekti që do të garojnë në balotazhin e 9 nëntorit.

Në komunikatën e këtij subjekti politik, bëhet e ditur se u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.

banner

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar”, thuhet në njoftimin e LDK-së

LDK ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi, me ndershmëri dhe me rezultate. Kemi sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim edhe pas 9 nëntorit.

Tutje në njoftimin e Lidhjes Demokratike, thuhet se kjo parti vazhdon të mbetet shembull i qeverisjes lokale që punon për qytetarin, për projekte konkrete, për shërbime më të mira dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Akterët kryesorë të LDK-së përfshirë edhe kryetarin Abdixhiku shprehen të bindur, se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy