Abdixhiku për çështjen e Tahirit në Vushtrri: Protagonizma kohë-humbëse, do të trajtohet qartë e drejt, menjëherë pas balotazhit

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se fokusi i partisë më të vjetër në vend këto ditë “do të drejtohet vetëm për LDK-në” dhe “drejt garave tona”.

Duke iu referuar marrëveshjes së koalicionit që kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e nënshkroi me LVV-në pa miratim të partisë, ai tha se është çështje që do të trajtohet “qartë e drejt” menjëherë pas 9 nëntorit.

banner

“U mblodhëm sot, të gjithë bashkë, kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë; raundin final, si parapërgatitje për 9 nëntorin. Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së. Dhe janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë”, shkroi Abdixhiku.

“Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë”, shtoi ai.

Abdixhiku kërkoi fitore në komunat ku LDK-ja garon në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe valënderoi votuesit.

“Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë. ✌️ Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”.

Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, nënshkroi sot një marrëveshje koalicioni me LVV-në për rundin e dytë të votimit, pa miratimin e partisë së tij – LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy