Dënohen me burg motrat Berisha për dhunën ndaj blogeres Klea Prenga

by jonzefaj

Raportohet se Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për motrat Berisha lidhur me dhunën ndaj blogeres Klea Prenga.

Mariela Berisha u dënuar me 3 vite burg, vendim i cili u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u vendos 3 vite shërbim prove, që gjithashtu u ul në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

banner

Motrat Berisha u gjykuan për dhunën e ushtruar ndaj Klea Prengës, ngjarje kjo që ndodhi në gusht 2024.

Mariela dhe Antonela fillimisht u shpallën në kërkim, por më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pasi akuzohen për ‘plagosje të rëndë me dashje’.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy