Fernandes ‘thumbon’ Liverpool-in pas fitores në ‘Anfield’

by Nexhat

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka zbuluar pas fitores 2-1 ndaj Liverpoolit në “Anfield” se mënyra se si skuadra e tij u paraqit në fushë ndikoi drejtpërdrejt në tensionin mes lojtarëve vendas dhe tifozëve të tyre.

Disfata ishte e katërta radhazi për Liverpoolin, ndërsa për Manchester United ishte një fitore e madh në një nga stadiumet më të vështira në Angli.

banner

Duke folur pas ndeshjes, Fernandes theksoi se strategjia e United kishte për qëllim ta prishte ritmin e zakonshëm të Liverpoolit.

“Gjatë pjesës së parë e dinim që ata ishin nën presion sa herë kishin topin. Tifozët e tyre po i vendosnin në vështirësi, sepse i fishkëllenin pak që të luanin më shpejt — dhe kjo është mënyra si Liverpooli pëlqen të luajë,” tha portugezi.

Sipas tij, United e shfrytëzoi këtë situatë për të kontrolluar ndeshjen dhe për të gjetur hapësira vendimtare.

“Ne donim ta ngadalësonim lojën e tyre, sepse kjo do të na krijonte hapësira të mëdha në qendër. Dhe i shfrytëzuam ato. Me topin, luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën mund të kishim bërë edhe më mirë”, theksoi portugezi.

Fitorja në “Anfield” forcon pozitën e Manchester United dhe sjell një frymë të re besimi në skuadër, ndërsa tensioni në kampin e Liverpoolit vetëm sa është thelluar pas serisë së humbjeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy