Jo botoks, jo kimikate: si e ruan Angelina Jolie bukurinë e saj prej dekadash

by jonzefaj

Edhe pse ka kaluar dekada në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vijon të admirohet për pamjen e saj natyrale dhe elegancën që e karakterizon.

Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike vazhdon të shkëlqejë, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht çështje gjenetikë.

banner

Jolie i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë kujdesit për lëkurën, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive. Që në fillesat e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm e të natyrshëm.

Rregulli i parë? Mbrojtja nga dielli. Aktorja nuk e anashkalon kurrë përdorimin e kremit me SPF, një zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës. Gjithashtu, përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë, si dhe herë pas here acid glikolik apo acide alfa-hidroksi.

Ndryshe nga shumë personazhe të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive dhe nuk përdor skrabe të forta apo produkte me kimikate të shumta. Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura e saj të pastrohet plotësisht.

Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe ndonjëherë aplikon trajtime të lehta me lazer. Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se po sfidon moshën në mënyrën më të natyrshme të mundshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy