Të hënën, vendi do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht me diell gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, veçanërisht në zonat malore dhe ato rurale.
Era do të fryjë me drejtim të ndryshueshëm dhe intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi që pritet të variojë nga 10 deri në 25 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen nga 0°C deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14°C deri në 18°C, duke krijuar një kontrast të ndjeshëm mes mëngjesit dhe pasdites.