Një 31 vjeçar nga Peja është arrestuar sot nga policia shqiptare në pikëkalimin kufitar të Muriqanit.
Bëhet fjalë për F.K, nga Peja i cili dyshohet për vepren penale të “Mashtrimit”.
Ai u kap në dalje të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e Kosovës.
“Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit