Sonte ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Prishtinës.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së të publikuara sonte në orën 21:35 minuta, kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Vetëvendosje Hajrullah Ceku ka marrë 55.38 për qind të votave të diasporës ose 571 vota.
Kurse, kandidati tjetër për kryetar nga LDK-ja, Përparim Rama ka marr 26.67 për qind të votave me postë ose 275 vota.
Uran Ismaili nga PDK-ja ka marrë nga votat me postë 11. 93 për qind ose 123 vota.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Përparim Rama prin në Prishtinë me 33.79 për qind të votave, kurse pas tij renditet Hajrulla Çeku me 33.01 për qind të votave.
Gara për balotazh mes këtyre dy kandidatëve zhvillohet më 9 nëntor.
