Rita Ora vazhdon të jetë sinonim i elegancës, guximit dhe stilit unik.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, 34 vjeç, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit në pas-ndejën e “Armani” pas Academy Museum Gala 2025, e mbajtur në Chateau Marmont, Los Angeles.

Ylli i hitit “Praising You” u shfaq me një fustan të bardhë transparent, që i nxirrte në pah linjat perfekte dhe elegancën që e karakterizon. Pamja e saj u plotësua me një shall të hollë jeshil transparent, sandale me taka të larta dhe një qëndrim plot vetëbesim që vetëm Rita di ta mbajë në tapetin e kuq.
Flokët bionde, të valëzuara lehtë mbi supe, dhe grimi i butë me nuanca ndritëse e bënë këngëtaren të dukej si një perëndeshë moderne.

Në këtë mbrëmje glamuroze, ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi (50 vjeç), i cili kishte zgjedhur një kostum klasik elegant me këpucë të zeza me shkëlqim, duke e bërë çiftin një nga më të komentuarit e natës.
Nga Parisi në Los Angeles: Rita në kulmin e modës
Vetëm pak ditë më parë, Rita Ora kishte qenë pjesë e Javës së Modës në Paris, ku ndoqi sfilatat e disa prej brendeve më prestigjioze si Chloé, Tom Ford dhe Prada.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa momente prapa skenave, duke treguar anën e saj dinamike dhe plot stil, por edhe dashurinë që ka për modën.
Me çdo paraqitje, Rita dëshmon se mbetet një ikonë e vërtetë stili, e cila nuk njeh kufij kur vjen puna për të kombinuar elegancën me sensualitetin. /GazetaExpress/
