Rrëmbimi në Veternik, shkon në 8 numri i të arrestuarve – edhe një zyrtar policor dyshohet të jetë i përfshirë

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), njofton se pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025,  në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

“Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritur  të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

banner

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor”, konfirmon IPK.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë, konfirmon IPK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy