Tahiri koalicion me VV-në, Kajtazi: Duhet të përjashtohet, është i dëmshëm për partinë

by Nexhat

Analisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Xhafer Tahiri duhet të përjashtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Sipas tij, me këtë veprim, Tahiri ka vepruar në kundërshtim me vijën politike të partisë dhe i ka shkaktuar dëm LDK-së.

banner

“Duhet të përjashtohet sepse këtë ia lejon statuti. Është në kundërshtim me statutin, dhe veprimi i tij i  pakoordinuar dhe i paautorizuar nga kryesia e nivelit qendror bie në kundërshtim me nenin 41 të statutit të LDK-së. Kërkesa e gjithanshme që Tahiri të përjashtohej mori një përgjigje nga vëllai i Tahirit. Dhe ai tha do ta përjashtonte nëse ka k… Lumiri. Pse ai flet me këtë gjuhë, me këtë guxim në raport me kryetarin e LDK-së kur bëhet fjalë për përjashtimin e një njeriu që ka shkelur statutin e partisë, pra kah buron guximi i tij. Kjo nuk është veç një shprehje banale e tij, por shkon përtej një shprehje banale. Kjo është një qëndrim i tij i cili flet për një guxim të jashtëzakonshëm dhe për një mungesë të guximit nga ana tjetër, dhe derisa kemi kësi lloj gjuhe të përdorur në raport me kryetarin e LDK-së, në raport me kryesinë e LDK-së, atëherë shumë kë mundet me bë me besu që njëmend ka mungesë guximi në LDK”, tha Kajtazi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

“I ka shkaktuar dëm LDK-së, sepse në vend që të merrej me përgatitjet për balotazh duhet të merret me situata të tilla. Kjo është paralajmërim për LDK-në që mund t’i ndodh siç i ndodhi PDK-së, pra ata duhet të jenë të rreptë në gjykim dhe veprim, të marrin masa t’i përjashtojnë këta elementë që janë në LDK dhe punojnë kundër LDK-së dhe të fokusohet në garë. Nuk është dashtë me pritë, se në këtë mënyrë ua bën me dije të tjerëve. Nuk duhet t’i ndodh situata që i ndodhi PDK-së. PDK-ja ka humbur bastionin e vet. Po flas për çështje menaxhimi, kur ka mungesë guximi atëherë dalin probleme të tilla”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy