Thomas Müller aktualisht është në garë për titullin kampion në MLS me Whitecaps, por në të ardhmen pranoi se dëshiron që të rikthehet në Mynih.
Ish-sulmuesi i Bayern, gjatë një interviste të dhënë për mediet gjermane, ka thënë se brenda pak vitesh e shikon vetën në Mynih. ”Bayern-it i detyrohem shumë, sigurisht që një ditë dua që të rikthehem në Mynih dhe të të jap diçka për këtë klub që bëri aq shumë për mua”, tha 36-vjeçari.