Trump propozon ndarjen e Donbasit për t’i dhënë fund luftës

by Nexhat

Presidetni Trump, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Zelenskyy, në Shtëpinë e Bardhë, ka bërë të ditura detajet e bisedimeve mes tyre, ku shënojnë një ndryshim të papritur nga qëndrimi i tij ditë më parë, kur kishte thënë se mendonte që Ukraina mund t’i rimerrte të gjitha territoret e saj madje edhe “të shkonte më tej” në tokat ruse.

Takimi mes presidenti Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është përshkuar me tensione.

banner

Kjo u bë e qartë edhe nga komentet e Trump-it, në të cilin udhëheqësi ukrainas nuk arriti të sigurojë furnizime me raketat Tomahawk.

Donald Trump ka sugjeruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ishte “ndarja” e rajonit të Donbasit në një mënyrë që do ta linte pjesën më të madhe të tij nën kontrollin rus, pasi, sipas raportimeve, i kishte kërkuar Volodymyr Zelenskyy-t, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, të hiqte dorë nga territore të gjera.

“Le të ndahet ashtu siç është,” u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. “Tashmë është e ndarë,” shtoi ai, duke theksuar se mund të “lihet ashtu siç është tani”.

“Ata mund të negociojnë diçka më vonë,” tha ai. Por për momentin, të dyja palët e konfliktit duhet “të ndalen në vijën e frontit, të kthehen në shtëpi, të ndalin luftimet, të ndalin vrasjet”, u shpreh Trump, raporton The Guardian.

Komentet e Trumpit erdhën pas një takimi të tensionuar me presidentin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë të premten dhe shënojnë një ndryshim të papritur nga qëndrimi i tij në shtator, kur kishte thënë se mendonte që Ukraina mund t’i rimerrte të gjitha territoret e saj madje edhe “të shkonte më tej” në tokat ruse. Ai e kishte përshkruar gjithashtu Rusinë si një “tigër prej letre.”

Zelenskyy kishte fluturuar drejt Uashingtonit me shpresën për të përfituar nga zhgënjimi në rritje i Trumpi-t ndaj Vladimir Putinit, pasi samiti i presidentit amerikan në Alaskë nuk kishte sjellë përparim në luftë.

Por udhëheqësi ukrainas u kthye duarbosh, pasi nuk arriti të siguronte raketat lundruese me rreze të gjatë Tomahawk, pas javësh lobimi. Këto raketa do të ishin armët me rrezen më të gjatë në arsenalin ukrainas, që do t’i mundësonin Kievit të godiste objektiva brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën, me saktësi.

Trump u shfaq shumë më optimist për mundësinë e një marrëveshjeje pas një bisede të gjatë telefonike të enjten me Putinin, në të cilën ranë dakord të takoheshin së shpejti në Budapest.

Pas takimit me Zelenskyyn në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkroi në rrjete sociale se bisedimet ishin “shumë interesante dhe miqësore, por i thashë atij, ashtu siç i kam sugjeruar fort edhe Presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalet vrasja dhe të arrihet një marrëveshje.”

Zelenskyy, nga ana e tij, u bëri thirrje aleatëve evropianë dhe amerikanë për hapa vendimtarë, duke theksuar se ka ardhur koha për një tjetër takim të “koalicionit të vullnetit” të udhëhequr nga Evropa.

“Ukraina kurrë nuk do t’u japë terroristëve ndonjë shpërblim për krimet e tyre, dhe ne mbështetemi te partnerët tanë që të ruajnë këtë qëndrim,” shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale të dielën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy