Vdes gjenerali famëkeq serb Nebojsha Pavkoviq i dënuar nga Haga për krime lufte në Kosovë

by Nexhat

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare gjenerali famëkeq serb Nebojsha Pavkoviq, një nga figurat kyçe të aparatit ushtarak serb gjatë luftës në Kosovë dhe i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Pavkoviq vdiq në Akademinë Ushtarako-Mjekësore në Beograd, ku ishte shtruar për trajtim, vetëm pak javë pasi u lirua për arsye shëndetësore nga burgu në Finlandë, ku po vuante një dënim 22-vjeçar.

banner

Gjatë luftës së vitit 1999, ishte komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, që kreu operacione ushtarake në Kosovë, të shoqëruara me vrasje masive, dëbime dhe krime kundër civilëve shqiptarë.

Ai u dorëzua Tribunalit të Hagës në vitin 2005 dhe u shpall fajtor në vitin 2009 për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Pavkoviqi ishte i vetmi nga të dënuarit në atë proces që nuk përfitoi ulje të dënimit.

Në të njëjtën çështje u dënuan edhe figura të tjera të larta serbe si Nikola Shainoviq, Sreten Lukiq dhe Vladimir Lazareviq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy