VLEN: Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN-it për të qeverisur

by informim peje

Adnan Azizi, shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, në konferencën e mbajtur për zgjedhje tha se procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë të demokratike dhe pa ndonjë parregullsi.

Ai tha se VLEN ka epërsi dhe ka fituar në Çair, Saraj, Haraçinë , Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, në Bervenicë, Dibër ndërsa presin epërsi edhe në pjesën tjetër të komunave ku numërimi i votave është në proces.

banner

Ai tha se, në Tetovë kanë fituar zgjedhjet në raundin e parë, ndërsa në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë janë me mbi 1000 vota epërsi.

“Të nderuar qytetarë, në këto zgjedhjet shqiptarët i dhanë një goditje gjithë atij manipulimi shumë vjeçar të presionit të BDI-së dhe ne nga sot shqiptarët i çliruam edhe nga pushteti lokal që kishte BDI deri më tani. Po ashtu, duke iu bashkangjitur pushtetit qendror”, tha Azizi.

Ai theksoi se me këtë rezultat konfirmohet legjitimiteti i koalicionit VLEN në qeveri.

“Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN-it për të qeverisur në nivel qendror edhe tre vite dhe për të menaxhuar me komunat që i ka fituar në zonën 6, 2 dhe 1 dhe janë në proces edhe komunat në zonën 5”, deklaroi Azizi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy