200 euro gjobë për instruktoren në Ferizaj – kandidatja përdori telefonin gjatë ngasjes

by informim peje

Me 200 euro gjobë dhe me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre muaj, i janë shqiptuar një instruktoreje në Ferizaj. Kjo pasi që kandidatja e saj, në prani të saj si instruktore ka përdorur telefonin.

“Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, i cili ishte duke u drejtuar nga kandidatja G.H., nën mbikëqyrjen e instruktore­s së shoferëve N.S. (51 vjeçe). Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular, gjë që përbën kundërvajtje sipas Ligjit Nr. 05/L-064 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 54, paragrafi 2. Për shkak se instruktorja është përgjegjëse për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve, ndaj saj policia ka shqiptuar gjobë në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2, në vlerë prej 200 euro, me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë për rajonin e Ferizajt.

banner

E njëjta instruktore tashmë sipas policisë, është e njohur për kundërvajtjet të përdorimit të telefonit

“Instruktorja në fjalë ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtje të përdorimit të telefonit, duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor”, sqarohet në komunikatë.

Ndërkohë që Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjitha auto–shkollat dhe instruktorët e tyre që gjatë procesit të trajnimit të kandidatëve të respektojnë me përpikëri rregullat e trafikut, në mënyrë që të garantohet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 14 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy