Ndeshja më spektakolare e natës së sontme në Ligën e Kampionëve u zhvillua në Gjermani.
Kampioni në fuqi i Europës, Paris Saint-Germain triumfoi thellë 2:7 në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit,
Kartonë të kuq, penallti e shumë gola ishin pjesë e spektaklit në këtë duel.
Pacho kaloi PSG-në në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes.
Në minutën e 25-të, Grimaldo dështoi të barazonte shifrat duke e humbur penalltinë.
Gjashtë minuta më vonë, Andrich u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë Bayer Leverkusenin me një lojtar më pak.
Por në minutën e 37-të erdhi barazpesha numerike, pasi Zabarnyi mori kartonin e kuq.
Një minutë më vonë erdhi edhe barazimi i rezultatit me Garcian që u tregua i saktë nga penalltia.
Por, në minutën e 41-të, Doue e riktheu epërsinë e mysafirëve, me Kvaratskhelian që e thelloi atë tre minuta më vonë.
Doue në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 1:4 dhe rezultatin final të pjesës së parë.
Mendes, Dembele e Vitinha shënuan në pjesën e dytë për PSG-në për rezultatin 2:7.
Me këtë fitore, PSG prin në renditje me nëntë pikë, aq sa kanë edhe Interi e Arsenali. Në anën tjetër, Bayer Leverkusen mbetet me dy pikë dhe bie në vendin e 27-të