Aksion i Krimeve Ekonomike: Arrestohet zyrtar i lartë për keqpërdorim detyre

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një aksion të zhvilluar nga Njësiti i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, që rezultoi me arrestimin e një zyrtari shtetëror nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas burimeve të IndeksOnline, personi i arrestuar është udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Lulzim Bajrami. Ai dyshohet se ka ndihmuar disa operatorë ekonomikë që të shpallen fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur në mënyrë të kundërligjshme kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese.

banner

Vlera e përgjithshme e tenderëve të përfshirë në këtë rast thuhet se tejkalon shumën prej 8.8 milionë euro.

“Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, si sekuestrimin e pajisjeve komunikuese”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Pas intervistimit, Bajrami është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy persona të tjerë të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy