Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka cilësuar përballjen e nesërme me Juventusin në Ligën e Kampionëve si një “klasike” të futbollit evropian.
Gjatë konferencës për media, Alonso tha se Juventusi është një nga klubet që e bëjnë futbollin të madh dhe se ekipi i tij do të hyjë në këtë ndeshje i përgatitur dhe i motivuar për të marrë fitore në Ligën e Kampionëve.
“Ne hyjmë shumë të përgatitur, të etur për të fituar një tjetër Champions League. Na duhet stadiumi i mbushur, njerëzit shkojnë në ‘Bernabeu’ me dëshirë të madhe për të parë ndeshje të mëdha, dhe nesër do të jetë ashtu. Duhet t’u japim një motiv shtesë që të përgjigjen po ashtu,” tha Alonso.
Ai ka shtuar se “është i kënaqur progresin e Arda Guler këtë sezon”