Carvajal kundër vendimit për ndeshjen e La Ligës në Miami

by Nexhat

Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, është shprehur i pakënaqur me vendimin e La Ligës për të zhvendosur ndeshjen mes Villarrealit dhe Barcelonës në Miami.

Në një prononcim për “RTVE”, Carvajal tha se një vendim i tillë “shtrembëron garën” dhe se nuk është e drejtë që skuadrat të mos garojnë në kushte të barabarta.

banner

“Është një shtrembërim i qartë i konkurrencës. Jo të gjitha klubet garojnë nën të njëjtat kushte,” deklaroi mbrojtësi i Real Madridit.

Ai shtoi se është thelbësore që lojtarët, klubet dhe vetë liga të bashkëpunojnë për të krijuar një futboll më të drejtë.

“Është e domosdoshme që të punojmë së bashku për një garë më të barabartë, por për momentin kjo nuk po ndodh,” shtoi Carvajal.

Mbrojtësi madrilen foli edhe për ‘El Clasico-n’ që zhvillohet këtë fundjavë kundër Barcelonës, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes.

“Në fund janë vetëm tri pikë, por përballja me rivalin tonë kryesor është gjithmonë e veçantë. Një fitore do të na jepte shumë vetëbesim dhe shpresojmë ta arrijmë,” përfundoi kapiteni i Real Madridit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy