Cilat zona të Kosovës janë më të rrezikuara nga tërmetet? – flet sizmologu Mustafa

by informim peje

Shqipëria së fundmi është goditur nga dy tërmete, njëra 3.9 shkallë të Rihterit derisa tjetra 4.0.

Kjo ka rritur shqetësimin se tërmete mund të ketë edhe në Kosovë.

banner

Për këtë temë ka folur sizmologu Shemsi Mustafa.

Mustafa ka shpjeguar se cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara.

“Një ndër zonat më të rrezikuara ku preket edhe Kosova janë: Pejë, Shkodër, Lezhë, Ulqin. Edhe e kemi faktikisht shkëputjen tektonike. Kjo zonë faktikisht ka gjeneruar tërmete edhe në të kaluarën mund të gjenerojë tërmete. Pastaj është zona Pejë-Deçan, zona e Prizrenit që në të kaluarën ka gjeneruar tërmete deri në 6.0 shkallë të Rihterit, pastaj zona Ferizaj Gjilan viti, që po ashtu në të kaluarën ka gjeneruar tërmete prej 6.0 shkallë të Rihterit, në vitin 1921 dhe pjesa veriore që fillon nga Mitrovica e deri në kufi”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy