Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësuesi francez, Jay Dharmadhikari, theksoi se për Francën është e papranueshme që autorët e sulmit të vazhdojnë të jenë të lirë, më shumë se dy vjet pas ngjarjes.
“Është e papranueshme që kryesit e sulmit në Banjskë të mbesin në liri më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve. Është kritike që të gjithë kryesit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë,” deklaroi Dharmadhikari.
Franca, në vijimësi, ka theksuar mbështetjen për sundimin e ligjit dhe stabilitetin në Kosovë, duke kërkuar që incidentet e tilla të trajtohen me transparencë dhe vendosmëri nga institucionet kompetente.