Hamiti: Qeveria e VV-së e ka shkelur Kushtetutën më shpesh se krejt qeveritë tjera bashkë

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për shkelje të përsëritura të Kushtetutës.

Në një paraqitje për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Hamiti tha se edhe pjesëmarrja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Donika Gërvalles në takime ndërkombëtare është bërë në kundërshtim me Kushtetutën.

banner

“Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, por mënyra se si është trajtuar nga kjo qeveri tregon mungesë përgjegjësie kushtetuese. Kryeministri dhe ministrat kanë bërë mbi dhjetë shkelje të Kushtetutës vetëm gjatë këtij viti. Kuvendi nuk është mbledhur për të shqyrtuar ligje, për të mbikëqyrur punën e qeverisë apo për të emëruar zyrtarë të institucioneve të pavarura”, tha Hamiti.

Sipas tij, është hera e parë që Kuvendi i Kosovës gjatë një viti të tërë nuk ka arritur të ushtrojë funksionet bazë, ndërsa e quajti dështim të plotë qeverisjen aktuale.

“Kjo qeveri e Vetëvendosjes ka shkelur Kushtetutën më shpesh, dhe pa dhimbje, se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë, ato qeveritë e mëhershme që Kurti i quan ‘regjim i vjetër’’, tha Hamiti. /Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy