Kurti e pranon që nuk e ka kollaj krijimin e qeverisë, thotë se as ‘opozita’ s’ka vullnet ta bëjë një alternative

by Nexhat

Të dielën përfundon afati se kur Lëvizja Vetëvendosje mund ta formojë qeverinë e re, me liderin e saj Albin Kurti, si kryeministër. Megjithatë, vetë Kurti, nuk është shprehur i bindur se një gjë e tillë mund të arrihet.

Ai ka thënë ‘’nuk është kollaj’’, pasi që, siç ka vlerësuar kryetari i VV-së, atmosfera në vend ka shumë ‘’xhelozi e inati’’.

banner

Kurti ka deklaruar edhe se, zgjedhjet e reja mbesin alternativë, duke shtuar se, sipas tij, as partitë e ish-opozitës nuk po kanë ‘’vullnet dhe as synim për qeveri të tyre alternative’’.

“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, po të hënën s’mundemi me u përgatit. Për arsye se të hënën ose e kemi bë qeverinë ose jo. Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di si me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi këtu dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Përndryshe, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë. Ose do ta bëjmë ne qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prapë. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre alternative”, ka deklaruar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy