Ditëve të fundit ka pasur raportime dhe ankesa të shumta se si pensionistët po detyrohen të shkojnë e të lajmërohen në zyrat e pensioneve, për ta bërë verifikimin nëse ata ende jetojnë.
Kjo po ndodh pavarësisht asaj se shumë prej pensionistëve janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, por edhe në moshë të shtyer.
Për këtë çështje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sot ka lëshuar një sqarim për publikun.
Në njoftimin e MFPT-së, thuhet se pensionistët mbi moshën 80 vjeçare, mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit.
“Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës. Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kjo ministri i ka publikuar edhe numrat e telefonit në gjashtë qytete, ku mund të thirren ekipet mobile