LVV e NISMA pa takime për Qeverinë e re – deputetja Krasniqi tregon se s’morën përgjigje në kërkesën e tyre

by Nexhat

Edhe katër ditë i kanë mbetur të mandatuarit për kryeministër, Albin Kurti për ta dërguar propozimin e tij për Qeverinë e re në Kuvend të Kosovës.

Për t’i siguruar numrat për Qeveri të re, atij i duhet një koalicion. Aktualisht, i mandatuari nga Presidentja Vjosa Osmani më 11.10.2025, për kryeministër, i cili e udhëheq Lëvizjen Vetëvendosje me 48 deputetë, bashkë me deputetët e komuniteteve joshumicë që e mbështesin atë, më së shumti mund të llogaris në 57 vota në Kuvend.

banner

Gjatë sagës 8 muajshe, që nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 09.02.2025, Kurti takim për bashkëpunim ka zhvilluar vetëm me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Megjithatë, gjatë periudhës së fundit nuk ka pasur takime mes LVV-së e NISMA-s.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com deputetja e partisë që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi.

“Nuk ka asnjë takim në mes të NISMA-s dhe Vetëvendosjes”– ka thënë Krasniqi duke shtuar se partia e saj ka ende si kusht ndërrimin e Kryetarit të Kuvendit për të pasur bashkëpunim mes dy partive.

Por për këtë kërkesë, NISMA nuk ka marr asnjë përgjigje nga LVV.

“Ne kemi një kërkesë që është tanimë e njohur. E vetmja mundësi që NISMA t’i ofroi bashkëpunim LVV-së është që të lëviz nga pozicioni kryetari i Kuvendit”- tha Krasniqi.

“Jo”- ishte përgjigja e Krasniqit kur u pyet se a kanë marrë përgjigje për këtë kërkesë.

Ajo ka shtuar se për NISMA-n nuk ka opsion tjetër.

“Për NISMA-n është i padenjë një personalitet i tillë me e drejtu Kuvendin e Kosovës. Një personalitet që ka njëllosë gjithë historinë e popullit të saj, duke përfshi edhe diasporën edhe sistemin arsimor e mësimdhënësit, të gjithë ata që e kanë ndihmu dhe përkrah Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në fund të gjithë UÇK-në”- shtoi deputetja e NISMA-s.

Për këtë parti, Kryetari i Kuvendit Dimal Basha është i papranueshëm e i padenjë për pozitën që e ka.

Albin Kurti ka marr mandatin e tij për t’u zgjedhur kryeministër më 11.10.2025 nga Presidendtja Vjosa Osmani dhe që nga ai moment ka 15 ditë kohë që të dërgoj në Kuvend të Kosovës propozimin e tij për Qeverinë e re të vendit, e cila duhet të marrë së paku 61 vota.

Presidentja Vjosa Osmani, beson se Kosova ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re dhe kritikoi Listën Serbe, se po përpiqet të pengojë këtë proces. Duke u bazuar në përvojën e saj politike, ajo tha se konsultimet për koalicione për Qeverinë e re, mund të ekzistojnë prapa dyerve të mbyllura edhe kur mediat e të tjerët nuk e dinë.

“Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë- ka edhe pak kohë”- tha Osmani për media pas ngjarjes të organizuar nën Patrionatin e Presidencës në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit më 20.10.2025.

Duke u bazuar në përvojën e saj politike, Osmani tha se shumica e diskutimeve me partitë politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura.  “Shpeshherë, ju e merrni vesh shumë vonë”, tha ajo duke iu referuar mediave.

“Madje edhe ne që ishim në parti e merrnim vesh shumë vonë. Ju kujtohet prej disa koalicioneve të tilla. Pra, unë nuk do të sugjeroja që nuk ka përpjekje, sepse vetëm se ne nuk e dimë, nuk do të thotë se ato nuk janë duke ndodhur”- tha ajo në lidhje me përpjekjet e Vetëvendosjes për të bërë numrat për Qeverinë.

Lista Serbe ka dorëzuar sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy