Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe do të mbahet Samiti i radhës i Procesit të Berlinit.
Gjatë një tubimi të organizuar me komunitetin e shqiptarëve të Kosovës atje, Kurti ka folur edhe për zhvillimet politike dhe për vështirësinë e arritjes së një koalicioni për krijimin e Qeverisë së re.
Një prej të pranishmëve, në një moment ka ndërhyrë duke i thënë Kurtit se ka mundur ta bëjë Qeverinë e re me NISMA-n e Fatmir Limajt por se kreu i LVV-së ka qëlluar “kokëfortë”.
“E ki pak kokën e fortë se dy javë përpara ke mujtë me ba me Nismën”, dëgjohet teksa i thotë ai nga audienca.
Pas kësaj ndërhyjnë të pranishmit e tjerë, duke brohoritur “Albin Kurti”.