Mërgimtari në Londër i kërkon Kurtit të bëjë diçka për komandantët në Hagë: Ka ardhë koha t’i bësh do lëshime

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës u takua sot në Londër me mërgimtarë shqiptarë dhe pasi mbajti një fjalë rasti, ai pranoi disa pyetje nga ta.

Njëri prej tyre i kërkoi Albin Kurtit që të bëjë diçka për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë për krime lufte.

banner

Në një video të publikuar nga Ermal Hallaçi nuk shihet reagimi i Kurtit, por shihet ndërsa mërgimtari i përmend fjalët që dikur i thoshte lideri i LVV-së, se nuk do t’i dorëzonte ata në Speciale.

“Një pyetje e kam. Tri shkronjat e arta – UÇK. Pasha Zotin, me qindra herë të këqyri në YouTube kur iu thua atyre ‘votomëni mua se unë nuk e votoj Gjykatën Speciale’. Do me thënë gjithmonë ke qenë edhe për ata, edhe për vete. Por tash ka ardhë koha pak t’i bësh do lëshime, t’i bësh do ndryshime, edhe ata katër komandantë atje që janë.. duhet të bësh diçka… Por, sado që politikat janë të kundërta me tuajat, ti duhet të dalësh të japësh diçka për ta”, tha mërgimtari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy