Sot rreth orës 11:50 ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e rrymës në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Njoftimi u bë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës,
“Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment.
“Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”.