OVL e UÇK-së dënon vendimin e Dhomave të Specializuara për refuzimin e provave për krimet serbe: Është mohim i së vërtetës

by Nexhat

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit – prova që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në një deklaratë për media, OVL e UÇK-së e ka quajtur këtë vendim të papranueshëm dhe thellësisht të padrejtë, duke theksuar se ai përbën një dëshmi të qartë të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate.

banner

“Kjo gjykatë po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vendin tonë,” thuhet në reagim.

Sipas OVL-së, shpallja si të “parëndësishme” e dëshmive për masakrat dhe krimet serbe është një mohim i së vërtetës dhe i dhimbjes së një populli që ka luftuar për liri.

“Kjo është një fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës,” vazhdon më tej reagimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy