Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamjet e punimeve intensive në rrugën që e lidh Veternikun me Rrugën A.
Së shpejti, kjo rrugë do të lidhet edhe me Rrugën B. Rama ka shkruar se qasja tek Prishtina e re, tashmë do të jetë lehtë dhe më shpejtë.
“Prishtina e re, tash ma lehtë dhe ma shpejtë! Faza e përfundimit të rrugës së re nga Veterniku për në Rrugën A e cila së shpejti lidhet me rrugën B”, ka shkruar Rama.
Kjo rrugë pritet të ndikojë në lehtësimin e trafikut në kryeqytet