PODUJEVË/ Rrahje e të shtëna, Policia jep detaje për incidentin në Llap: Një i lënduar

by Nexhat

Një shkrepje armësh e rrahje incident ka ndodhur sot pasdite në Podujevë.

Siç ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se si pasojë e rrahjes me një mjet të fortë (shkop) është lënduar një person.

banner

Ai është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në lidhje me rastin, policia ka shoqëruar në stacion katër persona, një dëshmitar dhe tre të dyshuar që dyshohet se janë përfshirë në incident.

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, Ahmeti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy