PRISHTINË/ Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur

by Nexhat

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.

Ai ishte identifikuar si Jashar Jashari.

banner

Mirëpo, siç mëson Klankosova.tv, i njëjti është gjetur pa shenja jete, po në Velani, perciell Informim.net

Gjetja e trupit të pajetë është bërë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, e cila më herët njoftoi se janë duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me institucionet tjera përkatëse.

Vdekja e tij është e dyshimtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy