Sejdiu: Koalicionet tash janë për leje ndërtimi

by Nexhat

Analisti politik, Dardan Sejdiu, është i mendimit se kandidatët që kanë mbetur në garë për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, koalicionet do t’i bazojnë në leje ndërtimi.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se do të ketë pazare në këtë fazë, sepse, siç u shpreh, asnjë prej kandidatëve që kanë qenë në studio të Rubikonit gjatë fushatës zgjedhore, nuk ka folur për vizionin e tyre.

banner

“Janë duke ndodhur dy lloj pazaresh. Gjithçka tash e tutje është koeficient ndërtimi dhe kalkulimet fatkeqësisht do të bëhen kështu deri në ditën e zgjedhjeve. Fakti se askush nuk e ka folur në studio këtu për atë se si duket qyteti, se si e vizionojnë qytetin, diskutimi për balotazh është i thjeshtë: kah orientohet ndërtimi, sa m2 i merr, çfarë ndikimi do t’i japësh partnerit të koalicionit në planifikimin e hartave zonale, si do të veprojnë në kuadër të përkrahësve…”, u shpreh ai.

Sejdiu tha se gjithçka në këtë fazë është interesi financiar i kandidatëve për kryetar dhe të afërmve të tyre.

“Nuk ka qytet në Kosovë, me ndonjë përjashtim të vogël, ku nuk kemi parë dominim të mentalitetit të betonizimit të qytetit. Secili qytet i cili ka mundësi të japë një tokë për ndërtim, e jep. E dini pse sot i kemi fëmijët nëpër banesa, e nuk dalin në komunitet? Sepse nuk ka komunitet. Pse rrinë nëpër iPad-a? Sepse s’ka mahallë ma. Në asnjë qytet nuk mendohet për fëmijë”, deklaroi analisti Sejdiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy