Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën të premten, ndodhen repartin e mjekimit intensiv

by Nexhat

Nëna dhe vajza e saj e mitur, të cilat u plagosën rëndë të premten e kaluar gjatë një sulmi brutal në Prizren, ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë të shtruara në repartin e mjekimit intensiv në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Nga spitali kanë konfirmuar se të dyja viktimat janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe dhe po trajtohen për lëndime të shumta në trup, të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë, thikë.

banner

“Vazhdojnë të jenë në mjekim intensiv, në përcjellje 24 orë. Njëra nga to ka gjendjen më të rëndë”, ka thënë për IndeksOnline Shefajet Berisha – zëdhënës në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:20, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas marrjes së informacionit për një rast dhune në familje. Në vendngjarje, patrulla policore gjeti një grua të gjakosur me plagë të rënda, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës u zbulua edhe vajza e saj e mitur, gjithashtu me plagë serioze dhe gjakderdhje.

Të dyja janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen që nga ajo natë në trajtim intensiv.

I dyshuari për këtë sulm të rëndë është bashkëshorti i gruas, i cili u arrestua në hyrje të banesës nga policia dhe aktualisht ndodhet në paraburgim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy