Takimi për zgjedhjet për Tiranën, Florian Binaj bashkon opozitën

by Nexhat

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. Në takim janë bërë bashkë demokratë dhe emra të cilët u propozuan nga partitë e tjera, për postin e kryebashkiakut. Në takim ishte prezent Anisa Ibraj nga Partia e Lirisë, Shkëlqim Sulo nga PDIU. Nuk kanë munguar as përfaqësuesit e Partisë Republikane, Albi Jahelezi dhe Sention Zotaj.

Barbara Doda, përfaqësuesja e partisë ‘Mundësia’ ishte pjesë e takimit. Në takim nuk ka munguar as kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, politologu Ermal Hasimja, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Binajt.

banner

Partia Agrare Ambientaliste u përfaqësua nga Deni Turhani. Mbështetësit e parë të Binajt, nga Shqipëria Bëhet nuk munguan në takim ku mori pjesë Erion Muskaj, ndërsa Nisma Thurje u përfaqësua nga Brunilda Dhrami.

Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte pjesë e takimit. Të gjithë pjesëmarrësit si përfaqësues të frontit opozitar garantuan Binajn për mbështetjen në fushatën për kryetarin e ri të bashkisë Tiranë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy