Zyrtare: Kompany rinovon me Bayern Munich deri në vitin 2029

by Nexhat

Klubi gjerman Bayern Munich ka zyrtarizuar sot zgjatjen e kontratës me trajnerin belg Vincent Kompany, i cili do të vazhdojë të drejtojë skuadrën deri në vitin 2029.

Sipas njoftimit të bërë nga bavarezët, drejtuesit e Bayern-it kanë punuar në fshehtësi të plotë gjatë javëve të fundit për të përgatitur marrëveshjen e re, të cilën Kompany e ka pranuar menjëherë.

banner

Kompany, që mori drejtimin e gjigantit gjerman në vitin 2024, shprehu krenari dhe mirënjohje për besimin që i është dhënë nga drejtuesit e klubit.

“Jam krenar dhe i nderuar. Dua të falënderoj klubin për besimin që tregoi duke më zgjatur kontratën. Tani e ndiej veten këtu sikur të kisha vite që jam pjesë e kësaj shoqërie. Deri më tani ka qenë një eksperiencë e madhe, ndërsa këtë sezon kemi nisur një rrugëtim të bukur. Tani duhet të punojmë fort dhe të luftojmë për suksese të tjera,” deklaroi trajneri belg.

Me këtë rinovim, Bayern konfirmon besimin e plotë te Kompany, i cili ka sjellë freski dhe energji të re në skuadër, duke synuar ta rikthejë klubin në majat e futbollit evropian pas një sezoni të vështirë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy